TikTokeri më i ndjekur në botë, Khaby Lame arrestohet nga autoritetet amerikane për shkelje të rregullave të imigracionit
TikTokeri më i ndjekur në botë, Khaby Lame, është ndaluar nga autoritetet amerikane të imigracionit në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas më 6 qershor, për shkelje të rregullave të qëndrimit në SHBA. Sipas deklaratës zyrtare të Agjencisë Amerikane të Imigracionit dhe Doganave (ICE), Lame, një shtetas italian 25-vjeçar me emrin e plotë Seringe…

ShowBiz
TikTokeri më i ndjekur në botë, Khaby Lame, është ndaluar nga autoritetet amerikane të imigracionit në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas më 6 qershor, për shkelje të rregullave të qëndrimit në SHBA.
Sipas deklaratës zyrtare të Agjencisë Amerikane të Imigracionit dhe Doganave (ICE), Lame, një shtetas italian 25-vjeçar me emrin e plotë Seringe Khabane Lame, kishte hyrë në territorin amerikan më 30 prill, por kishte tejkaluar afatin e vizës së tij. Arrestimi ndodhi të premten dhe ai u lirua më vonë po atë ditë.
Ai nisi të krijonte këtë përmbajtje në vitin 2020, gjatë pandemisë, pasi humbi punën si mekanik në një fabrikë në Chivasso, pranë Torinos, ku jetonte me familjen.
Që atëherë, fama e tij është rritur me shpejtësi, duke i sjellë rreth 16.5 milionë dollarë (afërsisht 15.2 milionë euro) përmes kontratave me marka të mëdha vetëm midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2023, sipas Forbes.
Pavarësisht incidentit të fundit me autoritetet e imigracionit, Lame mbetet një nga figurat më me ndikim në botën e mediave sociale.