Trump angazhon Gardën Kombëtare në Llos Angjelles pas protestave kundër agjentëve të imigrimit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka angazhuar 2.000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë në Llos Angjelles, pas ditës së dytë të përleshjeve mes qindra protestuesve dhe autoriteteve federale të imigrimit. Tensionet janë të larta pas një serie të aksioneve të autoriteteve të imigrimit një ditë më parë, që ka rezultuar me arrestim të më shume…

Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka angazhuar 2.000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë në Llos Angjelles, pas ditës së dytë të përleshjeve mes qindra protestuesve dhe autoriteteve federale të imigrimit.
Tensionet janë të larta pas një serie të aksioneve të autoriteteve të imigrimit një ditë më parë, që ka rezultuar me arrestim të më shume se 100 imigrantëve pa dokumente.
Agjentët kanë lëshuar gaz lotsjellës, dhe sprej piperi, ndërsa protestuesit kanë gjuajtur me gurë dhe çimento makinat e Patrullës Kufitare.
Një udhëheqës i sindikatës është arrestuar gjatë protestës dhe është akuzuar për pengim të zbatimit të ligjit.
Të dhënat e regjistrimit tregojnë se në Llos Angjelles – i udhëhequr nga demokratët – një përqindje e konsiderueshme e popullsisë është hispanike.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trumpi do të angazhojë Gardën për të adresuar “paligjshmërinë që është lejuar të përkeqësohet”.
Guvernatori i Kalifornisë, demokrati Gavin Newsom, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social X se vendimi vetëm do t’i përshkallëzojë tensionet.
Ndërkohë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka kërcënuar me angazhim të ushtrisë amerikane, duke përforcuar zotimin e administratës amerikane për të luftuar imigrimin e paligjshëm në SHBA./REL