Nesër edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 29-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë. Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për për vazhdimin e radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës…

Lajme

08/06/2025 09:06

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 29-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për për vazhdimin e radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e ndërprerë të shtunën, duke dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi Avni Dehari edhe të hënën ftoi subjektet politike parlamentare të cilat nuk kanë propozuar deputetë për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por të njëjtat nuk paraqitën propozime.

Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 48 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.