Ndeshja Shqipëri-Serbi, nuk regjistrohet asnjë incident në veri

Ndeshja e nxehtë Shqipëri-Serbi përfundoi me rezultatin 0:0. Duke e ditur përmasat e kësaj ndeshje edhe në Kosovë, policia ka pasur masa të shtuara në veri të vendit, shkruan lajmi.net Pas përfundimit të ndeshjes, lajmi.net ka kontaktuar me zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani. Ai në përgjigjen e tij tha se asnjë…

Lajme

07/06/2025 23:15

Ndeshja e nxehtë Shqipëri-Serbi përfundoi me rezultatin 0:0.

Duke e ditur përmasat e kësaj ndeshje edhe në Kosovë, policia ka pasur masa të shtuara në veri të vendit, shkruan lajmi.net

Pas përfundimit të ndeshjes, lajmi.net ka kontaktuar me zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Ai në përgjigjen e tij tha se asnjë incident nuk ka ndodhur para, gjatë apo pas ndeshjes.

“Asnjë incident. Gjithçka në rregull.”, tha Elshani, duke shtuar se janë arrestuar dy persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike, por që nuk kanë pasur të bëjnë me ndeshjen. /lajmi.net/