Serbët nxehjet në fushë i kryejnë nën thirrjet “UÇK, UÇK, UÇK” dhe tingujt e këngës “Mora Fjalë”

Atmosfera në stadiumin “Air Albania” në Tiranë është elektrizuese, teksa po afrohet fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i këtij takimi të rëndësishëm, që i përket ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë po luajnë ndeshjen e tyre të tretë, pasi kanë fituar tri pikë deri…

Sport

07/06/2025 20:38

Atmosfera në stadiumin “Air Albania” në Tiranë është elektrizuese, teksa po afrohet fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i këtij takimi të rëndësishëm, që i përket ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë po luajnë ndeshjen e tyre të tretë, pasi kanë fituar tri pikë deri tani, ndërsa kjo është sfida e parë për Serbinë në këtë grup.

Skuadra serbe është pritur me këngën “Mora fjalë” dhe thirrjet “UÇK, UÇK” që kanë përfshirë stadiumin.