Rritet kostoja e ndërtimit për 6.5%

Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Kostos së Ndërtimit ka shënuar rritje si në krahasim me tremujorin e kaluar, ashtu edhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në tremujorin e parë të vitit 2025, IKN u rrit me 1.7% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit…

Lajme

07/06/2025 18:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Kostos së Ndërtimit ka shënuar rritje si në krahasim me tremujorin e kaluar, ashtu edhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në tremujorin e parë të vitit 2025, IKN u rrit me 1.7% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024, indeksi shënoi një rritje vjetore prej 6.5%.

Njoftimi i ASK-së:

Tremujori i pare 2025 – Tremujori i katërt 2024, 1.7%

Indeksi i teresishem i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për ( 1.7%) në tremujorin e parë(TM-1)

2025 krahasuar me tremujorin e katërt (TM-4) 2024.

Rritje kishin pagat (2.4%),materialet (1.9 %) kostot tjera (1.8%)

ndersa zbritje ,transporti (-0.8%) dhe makinerit® (-0.6%).

Tremujori i pare 2025 – Tremujori i pare 2024, 6.5%

Indeksi i teresishem i Kostos te Ndertimit ne Kosove (IKN) pati rritje (6.5%) ne tremujorin e pare (TM-1) 2025 krahasuar me tremujorin e pare (TM1) 2024.

Rritje me te madhe kishte energjia (14.6%), pagat (13.5%),transporti (5.2%) ,materialet (4.1%),kostot tjera (2.0%) dhe makenirite (1.1%),