Kurti takohet me Mesiqin, këto janë temat që u diskutuan
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot e ka pritur në takim ish-presidentin historik të Kroacisë, Stepjan Mesiq. Në këtë takim, siç thuhet në njoftim, u folën momente të rëndësishme të dy popujve, Kosovës dhe Kroacisë, shkruan lajmi.net Po ashtu u diskutua për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve. Në…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot e ka pritur në takim ish-presidentin historik të Kroacisë, Stepjan Mesiq.
Në këtë takim, siç thuhet në njoftim, u folën momente të rëndësishme të dy popujve, Kosovës dhe Kroacisë, shkruan lajmi.net
Po ashtu u diskutua për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në takim u theksua rritja e rëndësisë së thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat, sidomos në mbrojtje dhe siguri.
U konstatua që gjendja në Ballkan është shumë më e mirë se para tri dekadave, por edhe që disa probleme janë të vjetra nga ajo kohë.
Mesiq dje u nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”. Ai në vitet e 80-ta dhe 90-ta i doli në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, po ashtu dha mbështetje të palëkundur për përpjekjet e Kosovës për pavarësi./lajmi.net/