A u është kërkuar lokaleve shqiptare në veri që të mbyllen sonte kur zhvillohet ndeshja? – Kjo është përgjigja e Policisë së Kosovës
Sot ka qarkulluar një raportim se Policia e Kosovës ka kërkuar nga pronarët e lokaleve shqiptare në veri të vendit që të mbyllin lokalet gjatë kohës kur zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi. Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar me zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani. “Jo” ishte përgjigja e shkurtër e Elshanit, që…

Lajme
Sot ka qarkulluar një raportim se Policia e Kosovës ka kërkuar nga pronarët e lokaleve shqiptare në veri të vendit që të mbyllin lokalet gjatë kohës kur zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi.
Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar me zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
“Jo” ishte përgjigja e shkurtër e Elshanit, që mohoi këto raportime në media.
Ai poashtu konfirmoi se masat e sigurisë në këtë pjesë të vendit janë rritur për sot, shkaku i ndeshjes.
Ndeshja zhvillohet në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë./lajmi.net/