“Çfarë shpifje” – Mërgimtarja nga Sllovenia demanton propagandën e VV-së që po ia keqpërdorin fotografinë me Kurtin
Faqja propaganduese për pushtetin e Albin Kurtit në Facebook, “Me Albinin kryeministër”, ka shpërndarë një fotografi të një gruaje me emrin, Flurina Ametaj që shfaqet afër Kurtit. Kjo faqja ka shkruar se gruaja kishte ardhur nga mërgata për ta vizituar Kurtin, por ka qenë vetë ajo që e ka demantuar. Ajo thotë se banon në…

Lajme
Faqja propaganduese për pushtetin e Albin Kurtit në Facebook, “Me Albinin kryeministër”, ka shpërndarë një fotografi të një gruaje me emrin, Flurina Ametaj që shfaqet afër Kurtit.
Kjo faqja ka shkruar se gruaja kishte ardhur nga mërgata për ta vizituar Kurtin, por ka qenë vetë ajo që e ka demantuar.
Ajo thotë se banon në Slloveni, dhe fotografia është bërë atje në dhjetor të 2024-tës gjatë një vizite zyrtare të kryeministrit atje.
Postimi i plotë:


Së pari, nuk jam nga Zvicra!
Së dyti, në sfond të fotos shihet qartë data, e cila tregon se ajo është bërë në dhjetor 2024, gjatë një vizite zyrtare të Kryeministrit në Ljubljanë, Slloveni, ku ai u takua me shumë shqiptarë që veprojmë dhe kontribuojmë për komunitetin tonë në mërgatë.
Është e tmerrshme që disa portale përhapin informacione të pasakta, pa asnjë verifikim. Edhe më shqetësuese është që disa individë reagojnë menjëherë, pa e ditur kontekstin apo të vërtetën.



Zakonisht i injoroj këto situata dhe nuk reagoj ndaj komenteve, sepse e di që pas shumicës së tyre qëndrojnë individë emocionalisht të paqëndrueshëm.
Por përhapja e informacioneve të pa sakta është e papranueshme, sepse kjo tregon se disa media me të vërtetë janë të gatshme të publikojnë çdo gjë, vetëm për klikime dhe shikueshmëri./lajmi.net/