Dy oficerë të FSK diplomojnë në kolegjet ushtarake amerikane

Dy oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në kolegjet ushtarake amerikane. Oficeri i FSK-së, major Gëzim Osmani ka diplomuar në Kolegjin e  Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) të Ushtrisë Amerikane, duke marrë titullin ‘Master në Studime Operacionale nga Army University i Ushtrisë Amerikane’, si dhe nënkolonel Gezim Sada ka diplomuar me…

Lajme

07/06/2025 14:05

Dy oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në kolegjet ushtarake amerikane.

Oficeri i FSK-së, major Gëzim Osmani ka diplomuar në Kolegjin e  Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) të Ushtrisë Amerikane, duke marrë titullin ‘Master në Studime Operacionale nga Army University i Ushtrisë Amerikane’, si dhe nënkolonel Gezim Sada ka diplomuar me sukses në  ‘Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së’.

 

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në ‘Facebook’ të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“CGSC/KKSHP ka për qëllim përgatitjen e udhëheqësve ushtarakë në planifikim operacional, të menduarit kritik dhe lidership në operacione të përbashkëta dhe shumëkombëshe”, thuhet në postim.

Gjithashtu edhe Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëllim  “të edukojë dhe zhvillojë udhëheqësit në nivel strategjik, me fokus në aplikimin e fuqisë luftarake tokësore, politikat kombëtare të sigurisë, dhe planifikimit afatgjatë”.

Tutje, FSK bën të ditur se si forcë ushtarake po rritet dhe po ngrit kapacitetet e saj profesionale e teknike, e gjithë kjo, sipas saj, falë disiplinës dhe përkushtimit të secilit ushtarak, dhe duke falënderuar partnerët tanë strategjik për mundësit që i kanë dhënë FSK-së, në edukim, shkollim e ngritje profesionale.