Profesori amerikan: Asociacioni nuk është i rrezikshëm për Kosovën
Profesori i njohur amerikan, Charles Kupchan, ka komentuar shqetësimet e Kosovës në lidhje me formimin e Asociacionit. Ai ka vlerësuar se Asociacioni nuk është rrezik për Kosovën. Kupchan ka bërë me dije se përmbushja e këtij obligimi ndërkombëtar nga Kosova do të avanconte procesin e dialogut të Brukselit. “Jo, nuk mendoj se është rrezik. Shohim…

Lajme
Profesori i njohur amerikan, Charles Kupchan, ka komentuar shqetësimet e Kosovës në lidhje me formimin e Asociacionit.
Ai ka vlerësuar se Asociacioni nuk është rrezik për Kosovën.
Kupchan ka bërë me dije se përmbushja e këtij obligimi ndërkombëtar nga Kosova do të avanconte procesin e dialogut të Brukselit.
“Jo, nuk mendoj se është rrezik. Shohim në shumë vende tjera aranzhime për të ofruar një nivel të autonomisë politike, zë politik për komunitete të ndryshme, për minoritete – qoftë në Liban, ku komunitetet kanë peshë të ndryshme në qeveri, apo në Kanada, ku frankofonët kanë të drejta të veçanta për përfaqësim dhe gjuhë”, ka thënë ai në Tëvë1.