Cila ishte marrëdhënia e Mesiq me Kosovën ndër vite?
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka publikuar disa fotografi me ish-Presidentin e Kroacisë dhe mikun e madh të Kosovës, Spjepan Mesiç. Haziri bëri të ditur se Gjilani e nderoi ish-Presidentin duke e shpallur qytetar nderi. Nder i madh për anamoravën e Gjilanin e cilësoi ai. Edhe Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni…

Lajme
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka publikuar disa fotografi me ish-Presidentin e Kroacisë dhe mikun e madh të Kosovës, Spjepan Mesiç.
Haziri bëri të ditur se Gjilani e nderoi ish-Presidentin duke e shpallur qytetar nderi. Nder i madh për anamoravën e Gjilanin e cilësoi ai. Edhe Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni e cilësoi vizitën e Mesiq si nder për Gjilanin e për gjithë Kosovën.
Kush është Mesiq?
Mesiq është ish-politikan kroat, shërbeu si President i Kroacisë nga viti 2000 deri në vitin 2010. Para kësaj, ai kishte një karrierë të gjatë politike, duke përfshirë rolin e *Presidentit të Presidencës së Jugosllavisë në vitin 1991, në një periudhë kur federata jugosllave po shpërbëhej
Gjatë presidencës së tij, Mesiq ka qenë mbështetës i fortë i pavarësisë së Kosovës, si dhe i integrimit të saj në strukturat euro-atlantike. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe mbështeti njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Gjatë kohës sa President i Kosovës ishte Ibrahim Rugova, ai njihej edhe si mik i ngusht i Rugovës. Edhe në vizitën e sotme në Gjilan, ishte ish-negociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë që konfirmoi miqësinë e tij me ish-Presidentin, duke shtuar tutje se Mesiq, kishte këshilluar shumë herë grupin negociator të Kosovës, për mënyrën se si të diskutohet atëbotë në Vienë.
Ai gjithashtu mbështeti lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë në rajon, duke propozuar lehtësimin e regjimit të vizave midis dy vendeve.
Mesiq ka qenë një zë kritik ndaj politikave nacionaliste serbe sidomos dhe ka promovuar bashkëpunimin dhe stabilitetin në Ballkan, gjithmonë me Kosovën e pavarur brenda saj. Ai s’ka harruar asnjëherë ta potencoj faktin se Kosova dhe Kroacia kanë përjetuar sfida të ngjashme historike, veçanërisht në fund të shekullit të 20-të, dhe se mbështetja kroate për Kosovën ka qenë e vazhdueshme, gjatë kohës sa ai pati pushtet.
Në përgjithësi, Stjepan Mesiq mbetet një figurë e rëndësishme në politikën rajonale, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes Kroacisë dhe Kosovës dhe në promovimin e stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të rajonit.