“Askund” – Kënga e re nga Shkodra Elektronike
Pas suksesit në skenën e “Eurovision”-it, grupi shqiptar Shkodra Elektronike ka publikuar projektin më të ri muzikor, të titulluar “Askund”, në bashkëpunim me artistin italian Roy Paci. Ky projekt shënon vazhdimësinë e stilit të veçantë të grupit, duke sjellë një përzierje të tingujve elektronikë me elemente të folklorit shqiptar. Kola, një nga anëtarët kryesorë të…

ShowBiz
Pas suksesit në skenën e “Eurovision”-it, grupi shqiptar Shkodra Elektronike ka publikuar projektin më të ri muzikor, të titulluar “Askund”, në bashkëpunim me artistin italian Roy Paci.
Ky projekt shënon vazhdimësinë e stilit të veçantë të grupit, duke sjellë një përzierje të tingujve elektronikë me elemente të folklorit shqiptar.
Kola, një nga anëtarët kryesorë të grupit, ka marrë përsipër rolin e producentit, ndërsa Beatriçja është autore e tekstit të këngës.
