“Bloomberg”: Trump po iu bën presion vendeve të Ballkanit që t’i pranojnë emigrantët e dëbuar nga ShBA
Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump është duke ju bërë presion vendeve të Ballkanit që të pranojnë emigrantët e dëbuar nga Amerika, raporton medium i njohur “Bloomberg”. Siç raportohet, Trump po e sheh Serbinë si njërën prej destinacioneve më të mundshme për t’I dërguar të dëbuarit, shkruan lajmi.net Në maj, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi…

Bota
Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump është duke ju bërë presion vendeve të Ballkanit që të pranojnë emigrantët e dëbuar nga Amerika, raporton medium i njohur “Bloomberg”.
Siç raportohet, Trump po e sheh Serbinë si njërën prej destinacioneve më të mundshme për t’I dërguar të dëbuarit, shkruan lajmi.net
Në maj, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës Trump të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të të paktën 500 000 njerëzve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela, duke e shtyrë Shtëpinë e Bardhë të kërkojë destinacione të mundshme për ta.
Një marrëveshje të ngjashme e ka Italia me Shqipërinë. Por, shteti i Italisë pati shumë bllokada gjatë procesit për shkak të procedurave ligjore. /lajmi.net/