Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri letonez, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë në Kosovë, Vilmars Henins. Osmani i shprehu mirëseardhje ambasadorit të ri letonez, teksa vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë mes të dy vendeve. “Sipas Presidentes Osmani, Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës që ka përkrahur jo vetëm…

Lajme

05/06/2025 19:01

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë në Kosovë, Vilmars Henins.

Osmani i shprehu mirëseardhje ambasadorit të ri letonez, teksa vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë mes të dy vendeve.

“Sipas Presidentes Osmani, Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës që ka përkrahur jo vetëm shtetndërtimin tonë, por edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, e para e shtetit shprehu falënderime për përkrahjen e Letonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës, duke theksuar se ky partneritet, sipas saj, do të vazhdojë të thellohet në fusha me interes të përbashkët.