Dogana e Kosovës ndalon filerrë të padeklaruar me vlerë rreth 5500 euro
Zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare Vermicë kanë ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, ku gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një sasi e konsiderueshme e fillerëve të padeklaruar, të vendosur në pjesën e pasme të sediljeve të automjetit. Gjatë procedurës, personi i ndaluar nuk ka ofruar asnjë dokumentacion të vlefshëm që vërteton origjinën, pronësinë…

Lajme
Zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare Vermicë kanë ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, ku gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një sasi e konsiderueshme e fillerëve të padeklaruar, të vendosur në pjesën e pasme të sediljeve të automjetit.
Gjatë procedurës, personi i ndaluar nuk ka ofruar asnjë dokumentacion të vlefshëm që vërteton origjinën, pronësinë apo lejen për importimin e këtyre produkteve, të cilat sipas rregullativës në fuqi kërkojnë licencë të veçantë për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës.
Mallrat e ndaluara përbëhen nga:
45 copë FILLERA KARISMA RH COLLAGEN 2ML – origjinë italiane
7 copë FILLERA CROMA REVITALIS 1ML – origjinë austriake
5 copë PREIME PURE BRIGHT 3ML
1 set me 3 produkte:
BIOACTIVE CREAM 50ML
NATURAL KERNELS SCRUB SYSTEM 50ML
BIOACTIVE ANTI AGE SERUM 30ML – origjinë italiane
Bazuar në këto fakte, drejtuesi i automjetit ka kryer kundërvajtje doganore sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizës, ndërsa mallrat me vlerë rreth 5,500 euro jane sekuestruar.