Cakolli: Vendimi për të dyfishuar pagesat për lehonat nga një Qeveri në dorëheqje nuk është në përputhje me ligjin

Eugen Cakolli nga IKD ka shkruar në lidhje me vendimin e Qeverisë në detyrë për dyfishimin e pagesave për lehonat, e cila kap vlerën prej 10 milionë eurosh. Cakolli ka thënë se kjo nuk është në përputhje me ligjin pasi që siç thotë ai, ligji parashikon që një qeveri në dorëheqje të kufizohet në ushtrimin…

Lajme

05/06/2025 15:38

Eugen Cakolli nga IKD ka shkruar në lidhje me vendimin e Qeverisë në detyrë për dyfishimin e pagesave për lehonat, e cila kap vlerën prej 10 milionë eurosh.

Cakolli ka thënë se kjo nuk është në përputhje me ligjin pasi që siç thotë ai, ligji parashikon që një qeveri në dorëheqje të kufizohet në ushtrimin e funksioneve teknike, të paraplanifikuara dhe brenda buxhetit vjetor e Planit të Punës të miratuar më parë.

Ai ka thënë se Qeverisë në detyre nuk i jepet e drejta të ndërmarrë veprime që ndryshojnë natyrën e përfitimeve publike apo krijojnë obligime të reja fiskale për qeverinë pasuese.

“Vendimi i sotëm nuk është as i planifikuar, as i justifikuar nga ndonjë situatë emergjente. Përkundrazi, ai përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikën sociale dhe fiskale, duke shkuar përtej rolit teknik të një qeverie kalimtare. Përmes këtij akti, Qeveria ka kaluar nga roli i administrimit të përkohshëm institucional në pozitë politikëbërëse – pa mandat, pa kontroll parlamentar dhe jashtë çdo logjike demokratike. Pikërisht për këtë arsye, neni 31 i Ligjit për Qeverinë nuk duhet të interpretohet tekstualisht. Interpretimi duhet të burojë nga logjika kushtetuese e kufizimit të pushtetit në periudha pa mandat – me synimin për të ruajtur ekuilibrin institucional, për të shmangur vendimmarrje të njëanshme dhe për të garantuar se orientimi i politikave të reja u takon vetëm një shumice të re legjitime”, ka thënë Cakolli. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë në Facebook: