Kryeziu e LVV-së: Opozita nuk e di as vetë çfarë dëshiron – nuk do as zgjedhje, as zhbllokim

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbresha Kryeziu, ka thënë se partitë opozitare nuk mund t’i tregojnë partisë fituese se kë të kandidojë për kryetar të Kuvendit dhe se, në shenjë reciprociteti, VV-ja pranon vetëm dy emra nga PDK-ja për nënkryetarë dhe asnjë nga LDK-ja. Teksa foli para gazetarëve, Kryeziu tha  se opozita është duke bërë shkelje për…

Lajme

05/06/2025 11:58

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbresha Kryeziu, ka thënë se partitë opozitare nuk mund t’i tregojnë partisë fituese se kë të kandidojë për kryetar të Kuvendit dhe se, në shenjë reciprociteti, VV-ja pranon vetëm dy emra nga PDK-ja për nënkryetarë dhe asnjë nga LDK-ja.

Teksa foli para gazetarëve, Kryeziu tha  se opozita është duke bërë shkelje për herë të 19-të, duke mos marrë pjesë në votim.

“Opozita nuk e di as vetë çfarë dëshiron – nuk do as zgjedhje, as zhbllokim: ndoshta vetëm ndonjë koalicion me ata që janë mësuar në të kaluarën. Partitë opozitare po refuzojnë të marrin pjesë në votim që do të thotë për të 19 herë radhazi po bëjnë shkelje të kushtetutës duke mos marr pjesë në votim pra kur jemi në konstituim të kuvendit ndërkohë që LVV-ja me gjithë deputetët e saj shto këtu edhe disa deputetë të pakicave për të 19 herë radhazi janë këtu për te votuar sepse jemi të interesuar që ky komision të formohet dhe ta shfrytëzojmë dhe një të drejtë që na jepet me aktvendimin e gjykatës kushtetuese  të gushtit të 2014 shfryëzimi  i procedurës së votimit në mënyrë të fshehtë e ku po e shohim që qëllimi i opozitës nuk është zgjidhja po bllokada”, ka thënë Kryeziu. /Lajmi.net/