Gashi i LDK-së thotë se KQZ-ja do ta kishte të pamundur t’i menaxhonte dy palë zgjedhje: Ka dështu në menaxhimin e zgjedhjeve nacionale

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi është deklaruar sot pas dështimit të radhës së seancës së 27-të të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se kjo situatë ka ardhur pasi që po mungon vullneti politik, dhe sipas tij kjo e dëmton jashtëzakonisht rëndë reputacionin e Kuvendit të Kosovës dhe politikës në përgjithësi. Në lidhje me dy palë…

Lajme

05/06/2025 11:37

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi është deklaruar sot pas dështimit të radhës së seancës së 27-të të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo situatë ka ardhur pasi që po mungon vullneti politik, dhe sipas tij kjo e dëmton jashtëzakonisht rëndë reputacionin e Kuvendit të Kosovës dhe politikës në përgjithësi.

Në lidhje me dy palë zgjedhjet në të njëjtën datë, Gashi ka thënë se këtë nuk do të mund ta menaxhonte KQZ-ja.

“Mund të vijmë edhe në atë situatë kur zgjedhjet janë zgjidhje. Zgjedhjet janë gjithmonë zgjidhja në demokraci dhe politikë, dhe nëse partitë politike do të dakordohen patjetër që mund të mbahen zgjedhjet, do të jetë shumë e komplikuar dhe problematike me e menaxhu KQZ-ja. KQZ-ja ka dështuar të menaxhoj zgjedhjet e fundit nacionale dhe besoj se do të ishte e pamundur me i menaxhuar dy palë zgjedhje. Gjithsesi, nëse vendoset atëherë do të shkohet drejt dy palë zgjedhjeve bashkë”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/