Aksion simbolik – Mbyllet dera e Kuvendit të Kosovës me një fjongo të kuqe
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci sot në cilësinë e qytetarit ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës. \ Ai sapo kanë hyrë deputetët brenda, ka vendosur një fjongo të kuqe në derë. Sipas tij, ky aksion simbolik ka ardhur si pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme të seancave për konstituimin e Kuvendit të…

Lajme
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci sot në cilësinë e qytetarit ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës. \
Ai sapo kanë hyrë deputetët brenda, ka vendosur një fjongo të kuqe në derë.
Sipas tij, ky aksion simbolik ka ardhur si pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme të seancave për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Para se të filloj seanca, Koci ka thënë se deputetët u kuptuan që të mbajnë seancën sot për shkak të Festës së Bajramit që është nesër por nuk po kuptohen për interes të qytetarit, shkruan lajmi.net.
“Veç po du simbolikisht me i mbyll me një fjongo të kuqe edhe me vazhdu më tutje pastaj me gjet forma adekuate nëse nuk arrijmë sot me i bind me u marr vesh, me i gjet format adekuate me e gjet këtë marrëveshje sepse me të vërtëtë është shkatërruar shteti dhe ekonomia dhe e kanë fut popullatën në depresion kolektiv. Unë kam bërë ftesë publike dhe besoj si qytetarë i lirë i këtij vendi, kam drejtë edhe vet me bë nëse don dikush me u bashkangjit nuk është problem, edhe nëse nuk bashkangjitet është më mirë në këtë formë me protestu prapë se me e ngrit zërin. Përndryshe është interesant që një deputet i |PDK-së më tha që nuk është punë e jotja, por bash puna e qytetarëve është me kërku përgjegjësi”, ka thënë Koci.
Ky aksion i tij simbolik nuk është mirëpritur nga disa deputetë, e një ndër ta ishte edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj i cili tha se “nuk është punë e tij t’ia mbyll derën”. /Lajmi.net/