Koci do t’iu mbyll deputetëve derën e Kuvendit: Vetëm për interesin e qytetarëve nuk po merren vesh, puna e qytetarëve është me kërku përgjegjësi

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci përmes një aksioni simbolik do të mbyll derën e Kuvendit të Kosovës me një fjongo derisa siç thotë ai të bëjnë një marrëveshje. Ai ka thënë se deputetët u kuptuan që të mbajnë seancën sot për shkak të Festës së Bajramit që është nesër por nuk po kuptohen për…

Lajme

05/06/2025 11:06

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci përmes një aksioni simbolik do të mbyll derën e Kuvendit të Kosovës me një fjongo derisa siç thotë ai të bëjnë një marrëveshje.

Ai ka thënë se deputetët u kuptuan që të mbajnë seancën sot për shkak të Festës së Bajramit që është nesër por nuk po kuptohen për interes të qytetarit, shkruan lajmi.net.

“Veç po du simbolikisht me i mbyll me një fjongo të kuqe edhe me vazhdu më tutje pastaj me gjet forma adekuate nëse nuk arrijmë sot me i bind me u marr vesh, me i gjet format adekuate me e gjet këtë marrëveshje sepse me të vërtëtë është shkatërruar shteti dhe ekonomia dhe e kanë fut popullatën në depresion kolektiv. Unë kam bërë ftesë publike dhe besoj si qytetarë i lirë i këtij vendi, kam drejtë edhe vet me bë nëse don dikush me u bashkangjit nuk është problem, edhe nëse nuk bashkangjitet është më mirë në këtë formë me protestu prapë se me e ngrit zërin. Përndryshe është interesant që një deputet i |PDK-së më tha që nuk është punë e jotja, por bash puna e qytetarëve është me kërku përgjegjësi”, ka thënë Koci.