Po kontrabandonin mallra e duke i ikur Policisë tentuan ti godisnin ata me veturë – Një polic gjuan me armë në drejtim të tyre, arrestohet një i dyshuar

Një situatë e rrezikshme ka ndodhur dje në Han të Elezit, ku Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet ku ndodheshin dy persona të dyshuar. Të njëjtit duke tentuar të ikin, kanë vozitur me shpejtësi të vrullshme në drejtim të zyrtarëve policor, njëri nga të cilët për të parandaluar rrezikun ka përdorur armën zyrtare dhe…

Lajme

05/06/2025 10:40

Një situatë e rrezikshme ka ndodhur dje në Han të Elezit, ku Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet ku ndodheshin dy persona të dyshuar.

Të njëjtit duke tentuar të ikin, kanë vozitur me shpejtësi të vrullshme në drejtim të zyrtarëve policor, njëri nga të cilët për të parandaluar rrezikun ka përdorur armën zyrtare dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të dyshuar.

Të dyshuarit kanë ikur nga vendi ngjarjes, por gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është paraqitur një i dyshuar i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Automjeti ku kishte mallra të kontrabanduara është sekuestruar, shkruan lajmi.net

“Hani i Elezit / 04.06.2025 – 18:30. Njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur një automjet të dyshuar në të cilin ndodheshin dy persona të dyshuar dhe ka urdhëruar për ndalim dhe të njëjtit nuk janë ndaluar. Të njëjtit kanë vozitur me shpejtësi të vrullshme në drejtim të zyrtarëve policorë. Gjatë incidentit, me qëllim të parandalimit të rrezikut të drejtpërdrejt për zyrtarët policorë, njëri nga zyrtarët policorë ka përdorur pajisjen zyrtare (armën zyrtare) në drejtim të automjetit të dyshuar. Të dyshuarit kanë ikur nga automjeti dhe nga vendi i ngjarjes. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes aty është paraqitur një mashkull i dyshuar kosovar, i cili me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Automjeti në të cilin kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara është sekuestruar. Lidhur me rastin janë informuar institucionet kompetente dhe rasti po trajtohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/