Banorët e “Muharrem Fejzës” në “hall” me qentë endacak
Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” vazhdimisht po përballen me problemin e qenëve endacakë. Sot në redaksinë e lajmi.net, një qyetare ka dërguar, fotografi nga të cilat shihet prania e shumë qenve endacak në këtë anë, konkretisht në lagjen “Muhamet Qani”, teksa e njëjta është detyruar të kthehet prapa për të mos u sulmuar nga ta.…

Lajme
Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” vazhdimisht po përballen me problemin e qenëve endacakë.
Sot në redaksinë e lajmi.net, një qyetare ka dërguar, fotografi nga të cilat shihet prania e shumë qenve endacak në këtë anë, konkretisht në lagjen “Muhamet Qani”, teksa e njëjta është detyruar të kthehet prapa për të mos u sulmuar nga ta.
Mëngjesin e sotëm, shumë prej tyre ishin mbledhur para banesave në rrugën “Muharrem Fejza”, e që gjithsesi janë shqetësim për sulmet e mundshme të cilat i kanë thuajse në çdo rast.
Problemi i qenve endacak në lagjet e Prishtinës është shqetësues prej kohësh, por që askush nuk i dha zgjidhje. /Lajmi.net/