Krerët e UÇK-së refuzuan Ombudspersonin e Speciales, Behrami: Ata po trajtohen çnjerëzisht, heshtja jonë është miratim

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë refuzuar Ombuspersonin e caktuar nga Gjykata Speciale për t’i vizituar, si pasojë e asaj që ata e vlerësojnë për trajtim çnjerëzor nga ky institucion. Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit tha se “heshtja” e qytetarëve dhe institucioneve karshi këtij trajtimi ndaj tyre atje “është miratim”. “Ky mesazh i krerëve…

Lajme

04/06/2025 21:56

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë refuzuar Ombuspersonin e caktuar nga Gjykata Speciale për t’i vizituar, si pasojë e asaj që ata e vlerësojnë për trajtim çnjerëzor nga ky institucion.

Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit tha se “heshtja” e qytetarëve dhe institucioneve karshi këtij trajtimi ndaj tyre atje “është miratim”.

“Ky mesazh i krerëve të UÇK-së më shumë vlen për neve si shoqëri e për institucionet e Kosovës, sesa për avokatin i veshur me uniformë të Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Heshtja është miratim i trajtimit çnjerëzor të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale”, tha Behrami.