Arrestohet një person në Ferizaj, shpërndante produkte të dëmshme mjekësore përmes internetit

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pasi kanë pranuar një informatë, të njëjtën e kanë trajtuar nën dyshimin se persona të dyshuar janë duke prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë ilegale produktin “Collagen Peptides 200 gr”, të cilin e shesin në mënyrë të paligjshme përmes rrjeteve sociale. Sot në koordinim ndërinstitucional mes Policisë së Kosovës dhe…

Lajme

04/06/2025 20:39

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pasi kanë pranuar një informatë, të njëjtën e kanë trajtuar nën dyshimin se persona të dyshuar janë duke prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë ilegale produktin “Collagen Peptides 200 gr”, të cilin e shesin në mënyrë të paligjshme përmes rrjeteve sociale.

Sot në koordinim ndërinstitucional mes Policisë së Kosovës dhe Doganës, janë ndërmarrë veprime hetimore në terren. Si rezultat i këtyre veprimeve, janë lokalizuar dy posta të shpejta përmes së cilave janë shpërndarë produktet e falsifikuara. Me pas është identifikuar edhe personi si dhe objekti në Ferizaj, ku produktet janë ripaketuar dhe ambalazhuar.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar:

· Dhjetë thasë – paketime prej 6800 gr të mbushur me lëndë të parë, proteine “REALMASS” e cila pas ripaketimit në pako me të vogla (kuti plastike – imitim) online është shitur si Collagen,

· Njëmijë e pesëqind copë ambalazh plastik, imitim i paketimit origjinale të produktit,

· Njëmbëdhjetë pako të gatshme për shitje në treg;

· Si dhe një sasi e konsiderueshme etiketash me mbishkrimin Collagen

Në magjistralen Prishtinë– Pejë, te selia e njërës nga postat e shpejta, janë gjetur edhe:

· Tridhjetë (30) pako të porositura e të gatshme për t’ua dërguar klientëve,

Kurse në Lipjan, po ashtu të një postë tjetër e shpejtë, janë gjetur dhe konfiskuar:

· Tri pako të porositura e të gatshme për t’ua dërguar klientëve.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe më pas me aktvendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti lirohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/