Barduani takon Dietzin, flasin për dislokimin e personelit ushtarak të Luksemburgut në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Enrico Barduani, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. Në njoftim bëhet e ditur se Barduani me Dietzin folën për situatën aktuale në Kosovë, veçanërisht për dislokimin e fundit të personelit të Forcave të Armatosura të Luksemburgut në kuadër të KFOR-it. “Gjenerali…

Lajme

04/06/2025 20:25

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Enrico Barduani, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në njoftim bëhet e ditur se Barduani me Dietzin folën për situatën aktuale në Kosovë, veçanërisht për dislokimin e fundit të personelit të Forcave të Armatosura të Luksemburgut në kuadër të KFOR-it.

“Gjenerali Barduani shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj Shkëlqesisë së Tij Dietz për punën shembullore të ushtrisë së Luksemburgut, e cila dëshmon përkushtimin kolektiv të KFOR-it për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në Kosovë”, thuhet në njoftim.