Arrestohet 34-vjeçari i dënuar me 18 muaj burg në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren personin me inicialet L.D., i moshës tridhjetekatërvjeçare, i cili ishte vënë në kërkim nga organet e drejtësisë. I dyshuari është identifikuar në një lokacion në qendër të qytetit të Prizrenit. Në momentin kur zyrtarët policorë në rroba civile janë afruar për ta arrestuar, i kërkuari ka tentuar…

Lajme

04/06/2025 19:28

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren personin me inicialet L.D., i moshës tridhjetekatërvjeçare, i cili ishte vënë në kërkim nga organet e drejtësisë.

I dyshuari është identifikuar në një lokacion në qendër të qytetit të Prizrenit. Në momentin kur zyrtarët policorë në rroba civile janë afruar për ta arrestuar, i kërkuari ka tentuar të largohet me vrap, duke shfaq rezistencë aktive.

Megjithatë, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të policisë, ai është arrestuar.

L.D. kishte qenë në kërkim për shkak të një aktvendimi të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin është dënuar me 18 muaj burg për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve.

Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin.