Haradinaj: Presidentja e hapi temën e ngërçit, u përmenden edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar detaje për takimin e sotëm të presidentes me liderët e partive politike ku është folur për zgjedhjet lokale. Haradinaj ka thënë se pas përfundimit të temës për zgjedhjet lokale, ku ishin propozuar 12 tetori dhe 17 tetori për mbajtjen e tyre, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kishte…

Lajme

04/06/2025 17:55

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar detaje për takimin e sotëm të presidentes me liderët e partive politike ku është folur për zgjedhjet lokale.

Haradinaj ka thënë se pas përfundimit të temës për zgjedhjet lokale, ku ishin propozuar 12 tetori dhe 17 tetori për mbajtjen e tyre, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kishte hapur edhe temën e ngërçit politik dhe se kishte theksuar nevojën për zhbllokim.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se është përmendur edhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, por se për këtë ëshë e nevojshme të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“E ngriti presidentja domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje, për ecje përpara, për dalje nga kjo gjendje, u diskutuar edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme por s’mund të shkojmë pa e konstituuar Kuvendin. Pasi u trajtua tema e zgjedhjeve lokale, u hapë kjo temë. Ishte si bisedë e lirë, spontane”, ka deklaruar Haradinaj në T7.