Dikur e përjashtuar, tani Xheneta rikthehet si opinioniste në të njëjtin program

Xheneta Fetahu, e cila vitin e kaluar u përjashtua nga spektakli “She’s On Top” për shkak të një përleshjeje fizike me një konkurrente tjetër, do të rikthehet në të njëjtin format por këtë herë në një rol të ri. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova është zyrtarizuar si opinioniste në “She’s On Top Club”, duke…

ShowBiz

04/06/2025 16:45

Xheneta Fetahu, e cila vitin e kaluar u përjashtua nga spektakli “She’s On Top” për shkak të një përleshjeje fizike me një konkurrente tjetër, do të rikthehet në të njëjtin format por këtë herë në një rol të ri.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova është zyrtarizuar si opinioniste në “She’s On Top Club”, duke u bërë kështu një nga emrat më të diskutuar në skenën televizive.

“Zyrtare! Xheneta Fetahu opinioniste e ‘She’s On Top Club’! Dikur ish-konkurrente, Xheneta premton ‘show’ dhe opinione mjaft pikante”, thuhet në njoftimin e bërë në rrjete sociale.

Pas eksperiencës në BBVK dhe programin “E Diell” në Top Channel, Xheneta ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes – jo vetëm për përplasjet televizive, por edhe për lidhjen e komentuar me Gjestin.