Gjesti kthehet në Pejë, publikon pamje nga livadhet e fshatit të tij

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, prej disa javësh është shumë i angazhuar me mbrëmje e koncerte nëpër vende të ndryshme. Ai ka qenë për të performuar në Amerikë e po ashtu edhe në disa qytete të Evropës. Megjithatë, artisti u kthye për pak ditë në Kosova, pasi do të këndojë në një…

ShowBiz

04/06/2025 16:41

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, prej disa javësh është shumë i angazhuar me mbrëmje e koncerte nëpër vende të ndryshme.

Ai ka qenë për të performuar në Amerikë e po ashtu edhe në disa qytete të Evropës.

Megjithatë, artisti u kthye për pak ditë në Kosova, pasi do të këndojë në një klub në Pejë.
Duke qenë se është pa komplekse, këngëtari ndau një video nga livadhet e fshatit të tij, Pavlan.
I njëjti shfaqet i lumtur duke interpretuar këngën e tij më të re “Veshu ndrequ”, për për pak ditë ka grumbulluar miliona klikime.

Besart Kelmendi (emri i vërtetë) mori famë të madhe me paraqitjen në Big Brother VIP, ku nga Kosova kaloi në Shqipëri.

Ai po vazhdon të jetë në formë dhe shumë i pëlqyer nga publiku gjithandej.