Real Madrid dhe PSG-ja, në garë për Franco Mastantuonon

Real Madrid dhe Paris Saint-Germain janë në garë për t’i siguruar shërbimet e Franco Mastantuonos. Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos, Real Madrid ka bërë kontakte si me kampin e Mastantuonos, ashtu edhe me River Plates. Ëndrra e Mastantuonos që kur ishte fëmijë është t’i bashkohet Real Madridit, teksa tani është koha për negociata. Mesfushori…

Sport

04/06/2025 15:40

Real Madrid dhe Paris Saint-Germain janë në garë për t’i siguruar shërbimet e Franco Mastantuonos.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos, Real Madrid ka bërë kontakte si me kampin e Mastantuonos, ashtu edhe me River Plates.

Ëndrra e Mastantuonos që kur ishte fëmijë është t’i bashkohet Real Madridit, teksa tani është koha për negociata.

Mesfushori argjentino-italian aktualisht ka kontratë të vlefshme me River Platen deri më 31 dhjetor 2026.