Nis takimi i Osmanit me krerët e partive politike për datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar sot në takim krerët e partive politike në vend për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale. Takimi ka filluar dhe përveç kreut të VV-së, Albin Kurtit të gjithë krerët e partive tjera politike kanë shkuar në takim. VV-në në këtë takim po e përfaqëson Albulena Haxhiu. Këshilltari…

Lajme

04/06/2025 14:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar sot në takim krerët e partive politike në vend për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale.

Takimi ka filluar dhe përveç kreut të VV-së, Albin Kurtit të gjithë krerët e partive tjera politike kanë shkuar në takim.

VV-në në këtë takim po e përfaqëson Albulena Haxhiu.

Këshilltari për media i Presidentes Osmani dje ka thënë se nga ky takim pritet të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Pas përfundimit të takimit, e para e vendit do të mbaj konferencë për media./Lajmi.net/