Gavi për lidhjet me PSG-në: Kjo s’do të ndodhë, ëndrra ime të qëndroj te Barcelona gjatë gjithë karrierës

Mesfushori i Barcelonës, Pablo Gavi, ka folur për lidhjet e tij për një transferim të mundshëm me Paris Saint-Germainin. Gavi i hodhi poshtë këto lidhje kohëve të fundit, ku theksoi se njerëzit mund t’i besojnë historitë, mirëpo kjo s’do të ndodhë, pasi ëndrra e tij është të qëndrojë te Barcelona gjatë gjithë karrierës së tij.…

Sport

04/06/2025 12:41

Mesfushori i Barcelonës, Pablo Gavi, ka folur për lidhjet e tij për një transferim të mundshëm me Paris Saint-Germainin.

Gavi i hodhi poshtë këto lidhje kohëve të fundit, ku theksoi se njerëzit mund t’i besojnë historitë, mirëpo kjo s’do të ndodhë, pasi ëndrra e tij është të qëndrojë te Barcelona gjatë gjithë karrierës së tij.

“Njerëzit mund t’i besojnë historitë, por kjo nuk do të ndodhë. Unë jam i qetë këtu”, u shpreh mesfushori spanjoll për Mundo Deportivo.

“Ëndrra dhe ambicia ime është të qëndroj te Barcelona gjatë gjithë karrierës sime. Është klubi i jetës sime. Do të bëj gjithçka që është e mundur për të qëndruar këtu”, shtoi ai.

Gavi aktualisht ka kontratë të vlefshme me blaugranët deri më 30 qershor të vitit 2030.