Hasani: Unë jam i hapur për zgjedhje, humbet VV-ja se i kanë kthyer bizneset kundër
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka folur pas dështimit numër 26 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Hasani tha se personalisht është i hapur për zgjedhje, shkruan lajmi.net “Unë jam i hapur për zgjedhje, për PDK pyeteni kryetarin. Çfarëdo zgjedhje jam i gatshëm, përballem me votën e drejtpërdrejte. Ata hupin, se bizneset i kanë kthyer…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka folur pas dështimit numër 26 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Hasani tha se personalisht është i hapur për zgjedhje, shkruan lajmi.net
“Unë jam i hapur për zgjedhje, për PDK pyeteni kryetarin. Çfarëdo zgjedhje jam i gatshëm, përballem me votën e drejtpërdrejte. Ata hupin, se bizneset i kanë kthyer kundër. 224 euro e kanë megavatin nga data 1, në fund të muajit të gjithë qytetarët kemi me ua pagu taksat. Kjo është humbje e tyre. Një zgjidhje është më mirë për ta se për neve.”, tha ai.
Deputeti i PDK-së ritheksoi përsëri se nuk ka votë për VV-në shkaku i qasjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.
“E thash më herët, ata nuk e meritojnë votën time sepse nuk kanë qenë korrekt me Gjykatën Speciale, nuk e kanë mbrojt luftën, nuk i kanë mbrojtur vlerat e luftës, nuk është Hashim Thaçi por është Kosova atje”, përfundoi Hasani./lajmi.net/