Bahtiri e Limaj flasin në holl të kuvendit, njëri thotë për Mitrovicën tjetri thotë “me e preh një Kurban për opozitën”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri dhe ai i Nismas, Fatmir Limaj janë parë duke bashkëbiseduar jashtë sallës së Kuvendit të Kosovës pas dështimit të seancës së sotme. Limaj dhe Bahtiri bashkëbisedonin, e në një moment u kthyen nga mediat për t’iu treguar kinse se cila ishte tema. Si për shaka, Limaj tha se po…

Lajme

04/06/2025 11:33

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri dhe ai i Nismas, Fatmir Limaj janë parë duke bashkëbiseduar jashtë sallës së Kuvendit të Kosovës pas dështimit të seancës së sotme.

Limaj dhe Bahtiri bashkëbisedonin, e në një moment u kthyen nga mediat për t’iu treguar kinse se cila ishte tema.

Si për shaka, Limaj tha se po flasin që “ta bindin me kandidu për Mitrovicë”.

Kurse Bahtiri tha se po flasin për një Kurban.

“Jo,jo jemi tu bisedu për një Kurban me e preh”, tha ai.

“Një Kurban dojm me e preh për me u kthy opozita mbarë”,shtoi ai derisa Limaj iu kthye “për Kuvend”.

Ndryshe emri i Limajt është lakuar si mundësi e propozimit për kryeparlamentar, por një gjë e tillë nuk ndodhi./Lajmi.net/