Emilja Rexhepi: Besoj se Albulena Haxhiu fiton, deri tani veç ajo është kandidate

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Emilja Rexhepi foli shkurtimisht para fillimit të seancës. Ajo deklaroi se kandidate për Kryetare të Kuvendit vazhdon të jetë Albulena Haxhiu dhe se s’ka tjetër emër tani për tani. “Deri tash veç Albulena është kandidate , nuk e di”,tha ajo, shkruan lajmi.net. Rexhepi u pyet edhe…

Lajme

04/06/2025 11:08

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Emilja Rexhepi foli shkurtimisht para fillimit të seancës.

Ajo deklaroi se kandidate për Kryetare të Kuvendit vazhdon të jetë Albulena Haxhiu dhe se s’ka tjetër emër tani për tani.

“Deri tash veç Albulena është kandidate , nuk e di”,tha ajo, shkruan lajmi.net.

Rexhepi u pyet edhe për deklaratat thumbuese e fyese që nga Vetëvendosje iu bën deputetes Duda Balje, meqë rast deklaroi se nuk e përkrah këtë gjuhë të keqe.

“Nuk përkrah asnjë gjuhë të keqe, Balje ka qenë në koalicion me VV-në katër vjet nuk e di”,shtoi ajo.

Rexhepi u shpreh e bindur se Haxhiu “fiton” për kryekuvendare.

“Unë besoj Albulena fiton“./Lajmi.net/