Hasani e pranon se ka pasur kërkesa nga Vetëvendosje: Nuk e meritojnë votën, s’ishin korrekt me ish-krerët e UÇK-së
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani me anë të një prononcim për media para fillimit të seancës e ka ritheksuar se nuk ka votë për një qeveri të Vetëvendosjes. Hasani në prononcimin e tij foli për bisedat që ka pasur me akterët e VV-së në Kuvend por edhe jashtë saj, transmeton lajmi.net. “Nuk jemi armiq, jemi…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani me anë të një prononcim për media para fillimit të seancës e ka ritheksuar se nuk ka votë për një qeveri të Vetëvendosjes.
Hasani në prononcimin e tij foli për bisedat që ka pasur me akterët e VV-së në Kuvend por edhe jashtë saj, transmeton lajmi.net.
“Nuk jemi armiq, jemi kolegë në Kuvend. Bisedojmë për hallet tona të përditshme, për gjendjen politike, për angazhimet për të gjitha.”, tha ai fillimisht.
Tutje, ai u pyet se a ka pasur kërkesa nga akterët e VV-së që të ua jep votën.
“Është e natyrshme. Është proces politikë. Ua kam dhënë përgjigjen qysh në fillim të fushatës, kam qëndrimin tim, nuk do ta votoj një qeveri me VV-në për shkak se nuk janë treguar korrekt ndaj procesit të Gjykatës Speciale në Hagë. Kam pas kërkesa, kanë kërkuar mbështetje, iu kam thënë se nuk ka mundësi.”, tha ai.
Tutje, Hasani e ritheksoi se VV nuk është treguar korrekte me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
“Atje nuk është Hashimi, atje është presidenti i vendit, atje është UÇK-ja, atje është Kosova, prandaj duhet t’i mbrojmë, kjo ka qenë kërkesa ime. Ata që e përmbushin këtë kërkesë, i mbështeti.”, shtoi ai.
Në fund, deputeti i PDK-së foli për takimin me Shqipe Selimin, duke thënë se nuk mund të bisedohet për çështje të votave me të.
“Shqipe Selimi e ka gjendjen më të ndjeshme dhe nuk mund të bisedohet për këtë çështje.”, përfundoi ai./lajmi.net/