Balje: Vetëvendosje nuk do ta propozojë kurrë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Duda Balje ka deklaruar se nuk beson që Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë Fatmir Limajn e Nismas për Kryetar të Kuvendit. Balja dha edhe arsyet se pse nuk do të ndodhë kjo. “Unë personalisht mendoj që Vetëvendosje kurrë nuk do ta propozojë zotërin Fatmir Limaj. Kanë…

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Duda Balje ka deklaruar se nuk beson që Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë Fatmir Limajn e Nismas për Kryetar të Kuvendit.
Balja dha edhe arsyet se pse nuk do të ndodhë kjo.
“Unë personalisht mendoj që Vetëvendosje kurrë nuk do ta propozojë zotërin Fatmir Limaj. Kanë qenë shumë të qartë disi, se nuk mundësh të jesh kryetar i Kuvendit me tre deputet”, deklaroi Balje në Klan Kosova.
Ajo tha se aktualisht është e pavarur, por ekzistojnë mundësitë e bashkëpunimit me AAK-në e Ramush Haradinajt./Lajmi.net/