Kërçeli -Abdixhikut: Sot hyni në seancë nga hyrja pranë bustit të Dr.Ibrahim Rugovës
Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli me anë të një postimi të tij ka publikuar fotografi gjendjes së mjerueshme të mbeturinave afër Kuvendit të Kosovës. Kërçeli e ka shfrytëzuar këtë rast që të thumboj kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, që mbrëmë i doli në përkrahje përsëri të parit të Prishtinës, Përparim Rama, shkruan lajmi.net “I nderuar…

Lajme
Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli me anë të një postimi të tij ka publikuar fotografi gjendjes së mjerueshme të mbeturinave afër Kuvendit të Kosovës.
Kërçeli e ka shfrytëzuar këtë rast që të thumboj kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, që mbrëmë i doli në përkrahje përsëri të parit të Prishtinës, Përparim Rama, shkruan lajmi.net
“I nderuar koleg deputet, z. Abdixhiku, Sot ju propozoj që në seancë të hyni nga hyrja pranë bustit të Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.”, ka shkruar deputeti i VV-së.
Gjendja me mbeturinat në Prishtinë që disa javë është alarmante përshkak të mosmarrëveshjeve mes komunës dhe kompanisë “Pastrimi”./lajmi.net/