Presidentja Osmani pret sot në takim krerët e subjekteve politike- disa prej tyre e konfirmojnë pjesëmarrjen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takoj sot krerët e partive politike për të diskutuar në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale në vend. Ky takim u konfirmua se do të mbahet dje nga këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina. Ai tha se menjëherë pas konsultimeve, presidentja Osmani do të…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takoj sot krerët e partive politike për të diskutuar në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale në vend.
Ky takim u konfirmua se do të mbahet dje nga këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Ai tha se menjëherë pas konsultimeve, presidentja Osmani do të caktojë edhe datën e zgjedhjeve.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, deklaroi Kupina.
E i pranishëm në këtë takim do të jetë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pjesëmarrja e LDK-së në këtë takim u konfirmua për lajmi.net nga zëdhënësi i partisë, deputeti Besian Mustafa.
Mustafa ka bërë të ditur se takimi është caktuar për sot në orën 14:00.
Kurse zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manuxhka, ka thënë se kanë pranuar ftesën dhe do të marrin pjesë në takim.