Leposaviq: E goditi pas një mosmarrëveshje, i dyshuari në arrati, viktima në spital

Mbrëmë, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës është lajmëruar për një rrahje në fshatin Zemanica të Leposaviqit. Siç thuhet në raporti, i dyshuari e ka goditur viktimën pas një mosmarrëveshje, shkruan lajmi.net Pas kësaj, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari ka ikur nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Raporti i…

Lajme

04/06/2025 09:07

Mbrëmë, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës është lajmëruar për një rrahje në fshatin Zemanica të Leposaviqit.

Siç thuhet në raporti, i dyshuari e ka goditur viktimën pas një mosmarrëveshje, shkruan lajmi.net

Pas kësaj, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari ka ikur nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Raporti i plotë:

Fsh. Zemanica, Leposaviq / 03.06.2025 – 21:30. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka goditur fizikisht. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./lajmi.net/