Dy vajza sulmuan një tjetër në Podujevë, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje
Dy vajza janë arrestuar dje në Podujevë pasi që pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një vajzë tjetër. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net. “Podujevë / 03.06.2025 – 16:50. Janë arrestuar dy të dyshuara kosovare pasi të njëjtat për shkak…

Lajme
Dy vajza janë arrestuar dje në Podujevë pasi që pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një vajzë tjetër.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net.
“Podujevë / 03.06.2025 – 16:50. Janë arrestuar dy të dyshuara kosovare pasi të njëjtat për shkak të një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/