​82 persona kërkuan trajtim jashtë vendit për një muaj

Fondi i Sigurimit Shëndetësore (FSSh), në kuadër të zbatimit të programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike, gjatë muajit maj ka shqyrtuar dhe trajtuar një numër të konsiderueshëm të aplikimeve dhe ankesave. Gjate kësaj periudhe, FSSh ka pranuar 87 aplikime, nga të cilat 63 janë raste të rregullta dhe 24 janë raste urgjente. Sipas…

Lajme

02/06/2025 21:34

Fondi i Sigurimit Shëndetësore (FSSh), në kuadër të zbatimit të programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike, gjatë muajit maj ka shqyrtuar dhe trajtuar një numër të konsiderueshëm të aplikimeve dhe ankesave.

Gjate kësaj periudhe, FSSh ka pranuar 87 aplikime, nga të cilat 63 janë raste të rregullta dhe 24 janë raste urgjente.

Sipas njoftimit, bordi ka shqyrtuar 95 lëndë, ku nga këto, janë aprovuar 64 lëndë si raste të rregullta, 18 lëndë si raste urgjente, 7 lëndë anulime, si dhe 6 lëndë refuzime.

Gjithashtu, komisioni i ankesave, ka shqyrtuar 9 Ankesa të dorëzuara kundër vendimeve të Bordit për TMJISHP, pas shqyrtimit të plotë, Komisioni ka nxjerrë 0 Aprovime dhe 9 vendime Refuzuese. /kp