Murati flet për rritje historike të pagës mesatare në sektorin privat, s’e përmend inflacionin
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2024 është 598 euro. Ai ka thënë se kjo tregon punën e Qeverisë Kurti për sektorin privat. Sipas tij nuk ka qeveri më miqësore me bizneset sesa ajo…

Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2024 është 598 euro.
Ai ka thënë se kjo tregon punën e Qeverisë Kurti për sektorin privat.
Sipas tij nuk ka qeveri më miqësore me bizneset sesa ajo e Kurtit.
Por, teksa, Murati foli për rritjen historike të pagës mesatare, ai nuk e përmendi inflacionin, e sidomos atë të produkteve ushqimore.
“Kjo është dëshmia më e mirë se Qeveria Kurti 2 ka qenë qeveria e cila ka mbështetur më së shumti sektorin privat. Heqja e pagesave për terminale private doganore, heqja e monopolit të arkave fiskale, luftimi i korrupsionit, pagesa e faturave me kohë për operatorët ekonomikë, mbështetja e drejtë me qindra miliona euro grante e subvencione, subvencionimi i punësimit, por edhe subvencionimi i rritjes së pagave, janë vetëm disa nga veprimet dhe masat e shumta që e bëjnë Qeverinë Kurti 2 qeverinë më miqësore ndaj bizneseve, që ka ekzistuar ndonjëherë. Qeveria për sektorin privat”, ka shkruar Murati.