Jahjaga s’u ftua në Forumin për Gratë, reagon Deliu-Kodra: Shpresoj që ky të ketë qenë një lëshim protokollar nga kabineti i Presidentes
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka marrë një ftesë për të qenë pjesë në Formumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Pavarësisht arritjeve, Jahjaga nuk ka marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe për këtë “mungesë”, nga Fondacioni “Jahjaga” kanë thënë se ka ardhur…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka marrë një ftesë për të qenë pjesë në Formumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Pavarësisht arritjeve, Jahjaga nuk ka marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe për këtë “mungesë”, nga Fondacioni “Jahjaga” kanë thënë se ka ardhur pasi nuk kanë marrë ftesë nga Presidenca.
Deliu-Kodra, ka thënë se mungesa e Presidentes Atifete Jahjaga, gruas së parë Presidente në rajon, njëkohësisht ish-zyrtare e lartë e Policisë së Kosovës, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, dobëson pa nevojë simbolikën dhe mesazhin që Forumi synon të përcjellë.
“Trashëgimia institucionale nuk është çështje e së kaluarës, por themel i besueshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësimit tonë shtetëror. Shpresoj që ky të ketë qenë një lëshim protokollar nga kabineti i Presidentes Osmani, një lëshim që megjithatë, duhet të korrigjohet pa vonesë”, ka thënë Deliu-Kodra. /Lajmi.net/