IPKO zyrtarizon bashkëpunimin me Ledri Vulën dhe Era Istrefin – dy figura ikonike që mishërojnë ritmin, frymën dhe energjinë e brezit të ri
Në një atmosferë të mbushur me energji, simbolikë dhe emocion, IPKO ka prezantuar sot bashkëpunimin më të ri strategjik me dy prej emrave më të njohur dhe më të dashur të muzikës shqiptare, Ledri Vula dhe Era Istrefi, të cilët prej sot janë ambasadorët zyrtarë të brendit IPKO. Ky bashkëpunim shënon fillimin e një kapitulli…

Lajme
Në një atmosferë të mbushur me energji, simbolikë dhe emocion, IPKO ka prezantuar sot bashkëpunimin më të ri strategjik me dy prej emrave më të njohur dhe më të dashur të muzikës shqiptare, Ledri Vula dhe Era Istrefi, të cilët prej sot janë ambasadorët zyrtarë të brendit IPKO.
Ky bashkëpunim shënon fillimin e një kapitulli të ri për IPKO, me fushata kreative, projekte kulturore dhe produkte të reja që do të lidhen me brezin e ri, si asnjëherë më parë.
Në hapje të konferencës për media, Afrika Zyferi, Udhëheqëse e Njësisë së Komunikimit në IPKO, deklaroi:
“Ky është një moment i veçantë për ne në IPKO – jo vetëm sepse prezantojmë dy emra të mëdhenj, por sepse përmes tyre, ne flasim gjuhën e një brezi të tërë që dëshiron të jetojë lirshëm, të shprehë veten dhe të ndërtojë ëndrra me guxim.”
Për më shumë se 25 vite, IPKO ka qenë më shumë se një operator telekomi – ka qenë një bashkudhëtar i përditshëm, një lidhje që nuk fiket kur mbyllet telefoni. IPKO ka qenë aty në çdo hap: nga thirrjet e para me të dashurit jashtë vendit, te mësimet online, rrugëtimet profesionale dhe ndarjet e momenteve më të bukura në rrjete sociale.
Ledri dhe Era nuk janë vetëm artistë. Janë simbol i progresit, i vetëbesimit dhe i një gjenerate që ecën me ritmin e vet. Ky bashkëpunim përfaqëson më së miri atë që IPKO është sot: një brend që dëgjon, përfaqëson dhe frymëzon brezin e ri.”- përfundoi zonja Zyferi
Nga këndvështrimi komercial dhe i inovacionit teknologjik, Arianit Duraku, Drejtor i Komerciales në IPKO, theksoi rëndësinë e këtij partneriteti në ndërtimin e ofertave me ndikim të drejtpërdrejtë në përvojën e klientëve:
“Ky bashkëpunim nuk është vetëm simbolik, është thellësisht strategjik. Me të, ne po lidhim teknologjinë me emocionin. Pakot Infinit, të lansuara me Ledrin, janë mirëpritur jashtëzakonisht mirë. Ato ofrojnë liri totale, përfitime konkrete dhe fleksibilitet që reflekton stilin dinamik të jetesës së këtij brezi. Dhe kjo është vetëm pika e nisjes. Në muajt në vijim do të sjellim edhe më shumë risi të frymëzuara nga ky bashkëpunim me energji të re, përmbajtje autentike dhe produkte që flasin gjuhën e të rinjve.”
IPKO është krenar të jetë investimi më i madh i huaj në sektorin e telekomunikimit në Kosovë, me mbi 500 milionë euro investime që nga themelimi. Po ashtu, jemi krenarë të themi se IPKO ishte ndër operatorët e parë në Kosovë që solli teknologjinë 5G, duke hapur rrugën drejt një epoke të re të shpejtësisë dhe lidhjes.
“Me rrjetin tonë modern dhe të qëndrueshëm, ne po mundësojmë lidhje më të fuqishme, më të shpejta dhe më të sigurta – për një shoqëri gjithnjë e më të lidhur,” – përfundoi z. Duraku.
Ledri Vula, tashmë pjesë e fushatës për pakot Infinit, ndau përvojën e tij:
“Sinqerisht, pakot Infinit ma kanë ndryshu jetën – më kanë lehtësu shumë punën, sidomos pse udhëtoj shumë jashtë. S’kam më stres për internet, thirrje apo roaming. Kur një brend e kupton stilin tënd të jetës, bëhet pjesë e jotja natyrshëm.”
Ndërsa Era Istrefi, me një lidhje emocionale të hershme me IPKO, u shpreh:
“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e IPKO-s, sepse jemi rrit bashkë. Ky bashkëpunim ka emocion dhe kuptim për mua. IPKO ka qenë gjithmonë aty – në telefonin tonë, në shtëpitë tona, në momentet tona. Tash është kënaqësi të jem unë ajo që e përfaqëson.”
IPKO vazhdon të mbetet kompania lidere e telekomunikimit në Kosovë, një brend që jo vetëm ofron teknologjinë më të avancuar, por qëndron pranë njerëzve, frymëzon brezat dhe ndërton të ardhmen digjitale të vendit. Me investime të qëndrueshme, produkte inovative dhe partneritete kuptimplota, IPKO mbetet zgjedhja e parë për të gjithë ata që kërkojnë cilësi, besueshmëri dhe lidhje pa kufij.