Edhe një seancë pa rezultat, dështon tentimi i 25-të për konstituimin e Kuvendit

Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca e 25-të e konstituimit të Kuvendit. Në këtë seancë kanë marrë pjesë 104 deputetë, shkruan lajmi.net. Edhe kjo seancë ka filluar duke vënë në votim komisionin për votim të fshehtë, komision ky i cili nuk është votuar nga opozita. Ky komision ka marrë 51 vota pro, 1…

Lajme

02/06/2025 11:05

Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca e 25-të e konstituimit të Kuvendit.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë 104 deputetë, shkruan lajmi.net.

Edhe kjo seancë ka filluar duke vënë në votim komisionin për votim të fshehtë, komision ky i cili nuk është votuar nga opozita.

Ky komision ka marrë 51 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca e 26-të e konstituimit të Kuvendit, do të mbahet pas 48 orësh, më 4 qershor në 11:00.

Konstituimi i Kuvendit është bërë një problematikë serioze në vend, pasi që të gjitha seancat po dështojnë.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryekuvendare, Albulena Haxhiun, kandidate kjo e cila nuk po arrin të marr votat e mjaftueshme për këtë pozitë.

Opozita ka thënë se Haxhiu është figurë “përçarëse”, dhe sipas tyre Kuvendit të Kosovës i duhet një figurë “unifikuese”. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse LVV do të propozonte Shqipe Selimin, Saranda Bogujevcin apo Glauk Konjufcën ata do t’i votonin.

Ndërkaq PDK ka thënë se nuk do ta votoj asnjë kandidat për kryekuvendar që ishte pjesë e Qeverisë Kurti 3.

Në lidhje me mosvotimin e opozitës, Kurti ka thënë se opozita është patriarkale dhe nuk po e votojnë një grua, në këtë rast Albulena Haxhiun.

Kosova ka mbetur pa institucione të formuara dhe kjo po shihet si një problematikë serioze si nga të gjitha partitë politike por edhe nga ndërkombëtarët, të cilët po kërkojnë formim sa më të shpejtë të institucioneve. /Lajmi.net