Manchester United nënshkruan me brazilianin Cunha
Manchester United, ka arritur marrëveshje me Wolverhampton Wanderers për transferimin e Matheus Cunha. Në njoftimin në faqen zyrtare të klubit nuk jepen detaje të marrëveshjes me futbollistin brazilian. Mediat britanike raportojnë se Djajtë e Kuq aktivizuan klauzolën e lirimit prej 62.5 milionë funte (rreth 83.5 milionë dollarë) në kontratën e Cunha, duke nënshkruar me sulmuesin…

Sport
Manchester United, ka arritur marrëveshje me Wolverhampton Wanderers për transferimin e Matheus Cunha.
Në njoftimin në faqen zyrtare të klubit nuk jepen detaje të marrëveshjes me futbollistin brazilian.
Mediat britanike raportojnë se Djajtë e Kuq aktivizuan klauzolën e lirimit prej 62.5 milionë funte (rreth 83.5 milionë dollarë) në kontratën e Cunha, duke nënshkruar me sulmuesin 26-vjeçar për një marrëveshje pesëvjeçare.
Cunha, i cili iu bashkua Wolverhampton nga Atletico Madrid në vitin 2023, ka shënuar 17 gola në 36 ndeshje.