“Protesta ka arritur qëllimin”, Shahini: Qeveria po tregon se e kanë nën kontroll ZRrE-në
Bizneset e Kosovës kanë filluar sot një protestë kundër vendimit të ZRrE-së për daljen në treg të lirë të disa prej bizneseve në Kosovë. Ata kanë bllokuar hyrjet kryesore në Kosovë, por në Veternik ata kanë lënë të lirë për kalim një nga shiritet e rrugës. Kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini ka thënë…

Lajme
Bizneset e Kosovës kanë filluar sot një protestë kundër vendimit të ZRrE-së për daljen në treg të lirë të disa prej bizneseve në Kosovë.
Ata kanë bllokuar hyrjet kryesore në Kosovë, por në Veternik ata kanë lënë të lirë për kalim një nga shiritet e rrugës.
Kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se këtë shirit ata e kanë lënë të lirë në marrëveshje me Policinë e Kosovës për çështje emergjente apo për KFOR-in.
Ai ka thënë edhe pse e kanë lënë të lirë njërën rrugë, efekti i protestës është duke u arritur.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se në Kosovë nuk do të lejohen më barrikada duke i konsideruar të ngjashme me ato në veri e për këtë, Shahini ka thënë se nuk janë të njëjta.
“Së pari kjo nuk ka të bëjë me veriun asgjë, sepse veriu kanë qenë edhe të dhunshëm dhe kanë kërkuar çështje politike, ne po kërkojmë ndryshime politike që kanë të bëjnë me avancimin e shteteve tona. Numri i bizneseve që janë të prekura nga kjo rritje janë rreth 1 mijë e 300 biznese, ato që janë prekur janë këtu”, ka thënë Shahini për Kanal10.
Ai ka thënë se reagimi i Kurtit do të thotë se Qeveria po tregon se ka nën kontroll ZRrE-në.
“Me siguri që Qeveria me këtë po tregon se e kanë nën kontroll ZRrE-në, ZRrE nuk është e pavarur dhe ne po kërkojmë që Qeveria të marr një vendim dhe ti liroj bizneset nga kjo barrë që është e vetmja barrë në Ballkan Perëndimor. Ne jemi për treg të hapur por jo në këtë formë. Këshilli organizativ do të takohet dhe ne do të ecim në rrugë me kërkesa të bizneseve”, ka thënë Shahini.