Ylber Batalli emërohet drejtor i ri i KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës ka zgjedhur drejtorin e ri, dhe sipas burimeve të lajmi.net ai është Ylber Batalli. KEK ende nuk ka dal me një konfirmim zyrtar apo me publikim të vendimit, pasi që është ende afati ligjor për ankesa. Siç ka mësuar lajmi.net, Batalli është vlerësuar nga komisioni pranues i KEK-ut me pikët maksimale.…

Lajme

26/05/2025 22:58

Korporata Energjetike e Kosovës ka zgjedhur drejtorin e ri, dhe sipas burimeve të lajmi.net ai është Ylber Batalli.

KEK ende nuk ka dal me një konfirmim zyrtar apo me publikim të vendimit, pasi që është ende afati ligjor për ankesa.

Siç ka mësuar lajmi.net, Batalli është vlerësuar nga komisioni pranues i KEK-ut me pikët maksimale.

Batalli edhe më parë ka qenë pjesë e KEK-ut, më pas edhe në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka ushtruar edhe pozita menagjeriale në KEDS/KESCO e së fundmi profesionin e tij po e ushtronte edhe në një projekt në Ukrainë.

Korporata Energjetike e Kosovës është përballur me disa problematika në vitet e fundit. Fillimisht me arrestimin e ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi pasi që i njëjti dyshohet për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Pas Krasniqit, në KEK e kanë ushtruar punën e ushtruesit të detyrës disa persona, ndërkaq tani siç ka mësuar lajmi.net, Ylber Batalli do të jetë drejtori i ri i KEK-ut. /Lajmi.net/